Artisti afrikano-shqiptar Cliqme ka befasuar shqiptarët dhe kosovarët në mbarë botën, teksa ka sjellë një projekt të ri muzikor, që i dedikohet pikërisht kombit tonë.
“Pavarësia” titullohet kënga, në të cilën ka kënduar vetëm në gjuhën shqipe.
Cliqme është krenar për origjinën e tij dhe këtë do t’ia bëjë të ditur të gjithëve, përfshirë fansat. Vihet re se ai di të flasë shumë mirë shqip dhe këngën e ka sjellë pikërisht për festat e Nëntorit, transmeton bw.
Pa dyshim që ai do marrë pëlqimin e të gjithë shqiptarëve për këngën “Pavarësia”. Ndërkohë, mbetet për tu parë deri ku do arrijë suksesi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.