Në dhjetor të vitit 2018, moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja, e ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ deklaroi se Robert Berisha i përmbushte të gjitha kriteret për të qenë partneri i saj, ama asokohe ai ishte i martuar prandaj dhe Lei tërhiqej.
Pas pothuajse një viti, moderatorja është sërish e ftuar në sezonin e ri të emisionit dhe këtë herë bashkë me Robertin.
Gjatë lojës me tullumbace me helium, asaj iu kujtua situata e vitit të kaluar dhe u pyet se çfarë ka për të thënë tani që Roberti është beqar.
“Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh”, u shpreh moderatorja.
Ndërkohë këngëtari, i ftuar po ashtu në studio, i është përgjigjur publikisht. “Njëjtë dhe për mua, unë jam beqar”. Mos ishin këto shkëndijat e para të një romance të re në Shoëbiz? Mbetet për t’u parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.