Kryeministri Ramush Haradinaj, në akademinë përkujtimore 20-vjetorit të masakrës së Lybeniqit ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se ka mbyllur sytë para krimeve që janë kryer në Kosovë nga Serbia, transmeton Reporteri.net.


Ai tha se duhet të vendoset drejtësia dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse nuk harrohet se çfarë ka ndodhur dhe se nga kanë ardhur.

“Është për çudi që edhe bashkësia ndërkombëtare i ka mbyll sytë para këtyre masakrave krimeve që janë kryer në Kosovë. Mënyra më e mirë me vendos të drejtën ton është që çdo herë mos me harru se nga jemi ardhur. Kemi ra në kaq shumë dhimbje kaq shumë plagë”, ka deklaruar Haradinaj.

Reklamë

Ai premtoi se në mënyrë të dinjitetshme do i trajtojnë familjarët e martirëve dhe të pagjeturve në statutin.

“Nuk do ndalemi së kërkuar drejtësi dhe me vendos të drejtën si i takon popullit tonë. Nuk do ndalemi deri sa nuk iu sigurojmë në mënyrë të dinjitetshëm statutin e familjeve të martirëve dhe të pagjeturve”, ka deklaruar Haradinaj.

Kujtojmë se më 1 prill të vitit 1999, në Lybeniq të Pejës, njësitë paramilitare serbe pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat dhe gratë e më pas i ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore. /Reporteri.net/.