Linda Halimi është tërhequr sërish nga festivali “Kënga Magjike”.


Këtë herë arsyeja është vajza e saj disa muajshe, Kaimana.

“Për vajzën nuk ishte aspak e lehtë të qëndronte shumë orë në avion”, tregon Linda Halimi.

Reklamë

Kështu, është sqaruar se Linda nuk e ka këtë radhë asnjë problem me festivalin dhe organizatorët, por ka vendosur që vajzën dhe rehatinë e saj ta vendosë në radhë të parë.

Linda Halimi para disa viteve ka pasur një mosmarrëveshje pikërisht me organizatorët e festivalit, kur edhe u përjashtua dhe iu hoq e drejta të merrte pjesë për disa vjet me radhë.