×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfehet i dënuari me burgim të përjetshëm Pjeter Ndrecaj: Si ndodhi vrasja e gruas dhe vajzës

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 18:14

    Gjykata e Apelit e ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e bashkëshortes dhe vajzës së tij, në fshatin Brekoc të Gjakovës, Pjetër Ndrecaj.


    Ky i fundit ka rrëfyer se si kreu vrasjen e gruas dhe vajzës së tij. Ai ka bërë fajtor vëllanë e gruas për ngjarjen që ka tronditur Kosovën verën e kaluar.

    “Familjen time nuk ka pasur dhunë. Problemet kanë filluar brenda 1 muaji, pasi kanë dashur të më dërgojnë familjen në Gjermani. Shkelzen Marku (vëllai i gruas) ma ka pru këtë tragjedi së bashku me motrat e saja”, tha ai nga burgu.

    “Ne kemi qenë shatatë anëtarë. Jeta jonë ishte shumë e mirë. Gruaja i kishte të gjitha. Me të thënë të drejtën, jam pak i shqetësuar. Nanat tona, që janë qu në protestë kundër meje, janë dashtë me hulumtu punën, u bo vrasja po qohemi fill në protestë, pa e njohur familjen time, pa njoft çka ka ndodh”, ka rrëfyer Ndrecaj, në një intervistë për Klan Kosova nga burgu i sigurisë së lartë.

    “Shkëlzeni është dalë jashtë në Gjermani. Ai u nda me gru të vet dhe e ka një vajze. Mu me ka kërkuar që duhet me lanë gruan time të shkoj në Gjermani… Unë me 5 fëmijë, kryefamiljar i kam përgjigj negativ, nuk ekziston shanse. Ata më kanë thënë nuk mundesh me u bo diktator dhe nuk mundesh t’i me vendos… Gruaja jem kur ka dashtë e ka pas kerrin e vet, patent shoferin e vet, ka shkuar te familja, kemi shkuar në deti. Gruan e kam pas krah të djathtë. Ka pësu prej Shkelzen Markut dhe motrave”, ka rrëfyer Ndrecaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!