Një delegacion nga komuna e Gjakovës, i udhëhequr nga kryetari i komunës Ardian Gjini dhe në përbërje edhe të këshilltarëve komunal nga disa subjekte politike, po qëndrojnë për një vizitë dy ditore në qytetin e Sarandës në Shqipëri, transmeton Reporteri.net.


Qëllimi i kësaj vizite është vazhdimi i procedurave të binjakëzimit në mes të Gjakovës dhe Sarandës, iniciativë e nisur kjo disa javë më parë në vizitën që delegacioni i bashkisë së Sarandës e pati në komunën e Gjakovës.

Në nisje të kësaj vizite, delegacioni nga komuna e Gjakovës është pritur nga kryetarja e bashkisë së Sarandës Florjana Koka dhe bashkëpunëtorët e saj.

Reklamë

Gjatë takimit, të dy kryetarët jane zotuar se do t’i forcojnë edhe më tej marrëdhëniet ndërkomunale dhe se nisma e bashkëpumimit dhe binjakëzimit do të anvacojë me projekte konkrete e nuk do të mbesë vetëm në letër. /Reporteri.net/.