Shqipëria është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona, qindra të lënduar dhe dëme materiale në disa qytete të vendit.


Në ndihmë personave të goditur nga tërmeti në Shqipëri gjatë gjithë ditës u kanë dalë edhe qytetarët e Kosovës. Ata kanë ofruar para dhe kanë hapur shtëpitë e tyre për të prekurat nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin nga viti 1979, shkruan Reporteri.net.

Në ndihmë të personave nga Shqipëria i është dalur edhe këngëtari i njohur Capital T, i cili përmes një video në faqen e tij zyrtare në Instagram, ka thënë se janë të mirëseradhur të gjithë në Prishtinë me të gjitha shpenzimet e hequra.

Reklamë

Ndër të tjerash, ai ka shkruar edhe numrin kontaktues në të cilin mund të lajmrohen familjet në nevojë.

https://www.instagram.com/p/B5VhxeqBiAF/?utm_source=ig_web_copy_link

Kujtojmë që Shqipëria po merr ndihmë nga Kosova e nga e gjithë bota.

Reporteri.net