Artisti shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi, Genc Prelvukaj, ka ofruar shtëpinë e tij në Martinaj të Plavës në Mal të Zi për familje që janë prekur nga tërmeti vdekjeprurës që ndodhi në Durrës.
Durrësi me rrethinë ishin epiqendra e tërmetit 6.5 ballësh që goditi sot në orët e hershme duke shkatëruar shumë vendbanime dhe pati edhe viktima në njerëz.
“Ju njerëz të mirë në Shqipëri”, shkruan Prelvukaj në rrjetin social Facebook.
“Nese njihni familje qe kane nevoje te strehohen, kane mbetur pa kulm mbi koke, nga termeti i sotem, une kam nje shtepi ne Martinaj te Plaves ne Mal te Zi, ne te cilen mund te vendosen 2 familje. Bashke me shtepine do te sigurojme edhe ushqimet, ngrohje dhe cdo gje tjeter te nevojshme. Me shkruani mesazh direkt nese keni dike qe mund ti ndihmojmë”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.