Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka fajësuar institucionet e Kosovës se nuk kanë marrë me kohë seriozisht paralajmërimet e tyre të mëhershme për mbajtjen e grevës me kërkesën për ngritjen e koeficientit të pagave për mësimdhënësit, gjë e cila çoi në grevën tre javore në arsim.
Ai tha se do t’i dërgojnë një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste ndaj gjuhës së përdorur në Kuvend nga një pjesë e deputetëve gjatë debatit parlamentar për kompensimin e orëve të humbura.
“Ne nuk jemi sindikatë kriminale, sepse nuk do të ishim pjesë e sindikatave të botës”, tha Jasharaj për Dukagjinin.
Sipas tij, këtë vit shkollor nuk do të ketë kompensim të orëve të humbura as gjatë pushimit pranveror dhe as të shtunave, por as në fund të vitit shkollor.
I pyetur nëse merret vendim nga institucionet të ketë mësim, Jasharaj paralajmëroi se do të rikthejnë grevën nëse do të ketë presione.
“Më mirë le të lihen mësimdhënësit të punojnë me nxënësit, sesa të shtunave, pasi kemi raste në shkolla kur krijohen tensione për mbajtje me dhunë të mësimit ndaj mësimdhënësve”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.