Tërmeti i orës 7.08 mëngjesin e djeshëm futi në panik edhe dy moderatorët Isli Islami dhe Ori Nebiaj në studion e “Wake Up” ndërkohë që raportohej live situata e tërmetit të orës 3.58 të mëgjesit që traumatizoi gjithë vendin.
“Një tjetër tërmet sapo ra… okej….”, tha Isli që mbahej në tavolinë.
“Ndërkohë që Andin e kemi në lidhje direkte nga Durrësi. Ndërkohë vijon të lëkundet” u shpreh Ori.
“Të pakten ketu ne Piramide u ndjene goxha” tha Isli qe u pasua nga Ori e trembur:
“Dhe të mendosh që Piramida…Do kthehemi vetëm pas pak sa të kemi mundësi edhe ne të kuoptojmë me këtë Tokë që mesa duket nuk do të ndalojë sot”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.