Mozzik dhe fondacioni i hapur nga ‘Fundjavë ndryshe’ në ‘GoFundMe’ kanë arritur që të mbledhin 1 milion dollarë brenda një dite për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri.


Janë mbledhur 1 milion dollarë nga fondacion i hapur për të mbledhur të holla për njerëzit në Shqipëri të cilët u prekën nga tërmetet dhe që humbën familjarë dhe shtëpitë e tyre.

Ky fondacion është hapur përmes platformës ‘GoFundMe‘, përmes së cilës njerëzit nëpër botë mund të dhurojnë shumca të ndryshme parash, sipas mundësive, shkruan Express.

Reklamë

E deri tani, prej dje kur është hapur fondacioni nga organizata bamirëse ‘Fundjavë Ndryshe‘, me ndihmë të reperit Mozzik, ka arritur që të mbledhë një shumë prej 1 milion dollarë deri tash.

 

View this post on Instagram

 

Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!! Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm ! Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim” Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë ! Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje ! ?????????? Gramoz Aliu ( Mozzik ) @fundjavendryshe @arberhajdari

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Reklamë