Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi nuk ka raportuar në Komisioni për Legjislacion lidhur me letrën drejtuar mbi 2,500 punëtorët e Telekomit se punonjës të tyre janë duke u angazhuar në punë të kundërligjshme dhe shpërndarje të dokumenteve e informacioneve te palët e treta.
Sipas kryetares së komisionit Albulena Haxhiut, Istrefi edhe pse një ditë më parë kishte konfirmuar ardhjen sot në mëngjes i kishe dhënë përgjigje negative komisionit.
“Ne e kemi ftuar edhe kryeshefin e Telekomit sot në takim ai dje na konfirmoi ardhjen por sot në mëngjes na tha që nuk do vije pa asnjë arsye”.
“Ky është veprim dhe qasje e papërgjegjshme ndaj kuvendit të Kosovës. Tashmë kemi një komision hetimor që do merret për punësime në Telekom”.