Kryetari i LDK-së përmes një postimi në Facebook ka thënë se është lajm i mirë që Kosova po vazhdon të kryesojë më rritje ekonomike krahasuar me vendet e rajonit, shkruan Reporteri.net


“Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion”, ka thënë Mustafa.

Por, sipas tij, është lajm i keq për Kosovën pasi që në vitin 2018 ka humbur 17 mijë vende të punës, dhe se kjo rritje ekonomike nuk po krijon vende të reja pune.

Reklamë

“Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës. Përkundrazi! Në Kosovë, në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte”.

Ai tutje ka thënë që institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste dhe stilin “kush është më i forti”.

“Derisa institucionet e Kosovës janë të preokupuara me politika populliste, në stilin “kush është më i forti” dhe “kush kujtë”; kush po ndërton më shumë autostrada afër katundit dhe regjionit të vet e kush po shet më shumë tenderë”, ka shkruar Mustafa./Reporteri.net