Kryeqeveritari Ramush Haradinaj ka folur sërish lidhur me mbylljen e lojërave të fatit, duke treguar çfarë do të bëhet me fatin e atyre që humbën punën.
Haradinaj ka potencuar se për këtë është në kontakte me Ministrinë e Punës, mirëpo e ka pranuar se nuk ka akoma asgjë, shkruan Reporteri.net.
“Jemi në kontakte me Ministrinë e Punës me e hap një program dedikuar vetëm atyre, por ende nuk kemi diçka”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, ai ka thënë se i ka parasysh pasojat nga mbyllja e këtyrë bizneseve, por ka theksuar se vendimi është parë i arsyeshëm për shkak të presionit.
“Mbyllja e këtyre bizneseve rezulton me humbje të vendeve të punës. E kemi parasysh. Por për shkak të presionit e kemi pa të arsyeshme që me e marrë një vendim të tillë”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, Qeveria propozoi që të ndryshohet ligji për lojërat e fatit dhe me një ligj të veçantë të pezullohet veprimtaria e tyre. Krejt kjo ndodhi pasi plaçkitësit vranë dy punonjës në dy kazino./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.