Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte sot në Bubq për të parë nga afër ndërtesat e shembura si pasojë e tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit.
Ajo mori përsipër ndërtimin e dy shtëpive dhe të një shkolle. Bebe Rexha u prit në Bubq nga aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, i cili e falenderoi për kontributin e saj në ndihmë të banorëve të prekur.
E pikërisht në shenjë falënderimi për gjestin e saj humanitar, Bes Kallaku i dhuroi Bebe Rexhës një hajmali të zonës së Krujës që është gati 200-vjeçare.
“Kam një dhuratë për ty, kjo është hajmali. Siç erdhe ti këtu, që këta banorë mos të shikojnë keq me shtëpinë, ne po të japim një hajmali që ti mos pafsh kurrë keq në jetën tënde, dhe kjo hajmali sjell fat dhe është e zonës së Krujës dhe është mbi 150-200 vjeçare. Unë i koleksionoj dhe besoj që kjo ishte dhurata më e mirë për të dhënë, për mirëseardhjen tënde dhe kontributin tënd”, u shpreh aktori Bes Kallaku.
Këngëtarja e njohur e pranoi me kënaqësi hajmalinë që iu dhurua në emër të banorëve të zonës së Bubqit. /tvklan/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.