×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i PDK-së: Programe edukative për njerëzit që merren me menaxhimin e pyjeve

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 18:58

    Djegia e pyjeve dhe arave në mbarë Kosovën nuk ka të ndalur. Ndërsa kjo po ndodh, nuk ka një reagim të fuqishëm nga institucionet gjegjëse që do të parandalonin këtë gjë.

    Ndaj këtij problemi me të cilën po përballet vendi prej ditësh ka reaguar edhe ish-deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa, i cili kërkon reagim shtetëror, transmeton Reporteri.net.

    “Shteti të kujdeset për asetet kombëtare, është koha që punët ti marrim me përgjegjësi, djegia e pyjeve nuk ka justifikim. Programe edukative për njerëzit që merren me menaxhimin e pyjeve tani është i domosdoshëm!”, ka shkruar ish-komandant Remi në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!