Hamëz Hoxha nga fshati Bellanicë e Malishevës që nga e shtuna kur ka dalë nga shtëpia nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Për të marrë më shumë informata rreth këtij rasti Reporteri.net ka biseduar me një prej të afërmëve të tij Enver Hoxhën.
Enveri ka konfirmuar se Hamza nuk gëzon gjendje të mire psiqike.
“Ai (Hamza) është paksa me të metuna. Thuajse nuk flet fare. Pra komunikon shumë dobët. Është rreth 54 vjet. Është hera e parë që zhduket për 3-4 ditë, kjo nuk ka ndodhur më parë. Herave tjera mësë shumti dy ditë është larguar nga shtëpia, ka shkuar te ndonjë motër apo i afërm tjetër dhe është kthyer”, thotë Enveri për Reporteri.net.
Ai tregon se e ka parë Hamzën të shtunën në fshat por nuk e ka pyetur se nga po shkon.
“Të shtunën ka dal, e kom pa fshatit teposhtë por nuk e kam vet ku po shkon”, thotë Enveri. /Reporeteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.