Numri i rasteve të zjarrit në tërë territorin e Kosovës është rritur dukshëm ditëve të fundit, duke rrezikuar shpesh herë edhe banorët e zonave afër.


Për këtë, kryeministri Ramush Haradinaj sot ka kërkuar kryetarëve të komunave të Kosovës më shumë përkushtim, transmeton Reporteri.net.

“Kam kërkuar sot nga Kryetarët e Komunave një koordinim ndërinstitucional dhe ndërkomunal për menaxhimin e emergjencave si dhe bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror e lokal të pushtetit, për ta parandaluar dhe trajtuar dukurinë shqetësuese të zjarreve, që ka përfshirë shumë zona të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Reporeteri.net/.

Reklamë