Seriali spanjoll “La Casa de Papel” (Money Heist) padyshim se është ndër më të pëlqyerit vitet e fundit.


Ky serial ka thyer rekorde të shikueshmërisë me tre sezonet e para. Edhe i katërti që po vjen pritet të bëjë një gjë të tillë, shkruan Reporteri.net.

3 prilli i vitit 2020 është data kur do të publikohet sezoni i katërt.

Reklamë

Faqja e kjëtij seriali në Instagram e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi.

“As profesori s’mund të planifikojë për kaq shumë kaos”, shkruhet në videon e publikuar nga “La Casa de Papel”. /Reporteri.net/.