Ditën e sotme Meghan Markle dhe Princ Harry janë bërë pjesë e ‘Instagram’ me profilin e tyre zyrtar.
Postimi i parë u bë disa orë më herët dhe në të shkruhej: “Mirëseerdhët në profilin tonë zyrtar. Mezi presim të ndajmë punët tona, kauzat që mbështesim, njoftime të rëndësishme dhe mundësinë për t’i dhënë pak dritë çështjeve me rëndësi. Ju falenderojmë për suportin dhe ju urojmë mirëseardhjen. Meghan dhe Harry”.
Fotot e para që kanë publikuar i përkasin eventeve të ndryshme të përbashkëta gjatë kohës që kanë qenë të martuar.K
ujtojmë se çifti mbretëror nuk janë të vetmit që kanë profile zyrtare në ‘Instagram’. Anëtarë të tjerë nga familja mbretërore janë bërë më herët pjesë e mediave sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.