Xiao Wang ishte vetëm 17 vjeç kur vendosi të shiste njërën veshkë për të blerë iPhone 4 sepse nuk mund ta përballonte ndryshe blerjen e tij.


Pas operacionit, mjekët i thanë se do të bënte një jetë normale me vetëm një veshkë, por tetë vjet më vonë, 24-vjeçari është shumë i sëmurë dhe varet nga dializa.

Tetë vjet më parë, iPhone 4 ishte një simbol i statusit  social në shkollën e mesme Xia në Chengzhou, por ai vinte nga një familje e varfër që nuk mund ta përballonte telefonin, kështu që vendosi të shiste një nga organet e tij të shëndetshme, transmeton Reporteri.net.

Reklamë

Me ndihmën e një ndërmjetësi, Wang kontaktoi njerëz të specializuar në shitjen e organeve në tregun e zi dhe u pajtua me një çmim prej 22,000, që ishte mëse e mjaftueshme për telefonin e dëshiruar.

Për fat të keq, ky vendim i pamëshirshëm shkatërroi plotësisht jetën e tij.

Xiao në moshën 17 vjeç mendonte se një veshkë do të ishte e mjaftueshme për të mbijetuar dhe doktori me të cilin u takua para operacionit konfirmoi se ai do të ishte në gjendje të bënte një jetë normale. Procedura u krye në një spital të paligjshëm në Chenzo. Menjëherë pas operacionit për të riun pasuan ndërlikimet shëndetësore.

Që nga atëherë Xiao Wang ka kaluar shumicën e jetës së tij në spital, i varur nga pajisja që e mban të gjallë.

Reklamë

Pas dëgjimit të  historisë, prindërit e tij gjetën mjekun që ka kryer operacionin dhe e paditën ata duke marrë një kompensimin e 2.2 milionë juan, nga të cilat mundësuan trajtime të shtrenjta për shërimin e djalit të tyre 24 vjeçar./Reporteri.net