Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndjehet në McComb, Mississippi. Qytetarë të shumta kanë rregulluar pemën e Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre.
Por ndryshe nga vitet e kaluara, banorë të asaj zone kanë zbukuruar edhe rrugët e qytetit, pasi Bashkia e la në mëshirë të fatit.
Të gjendur në këtë situatë, qytetarët morën guximin për ta zbukuruar vetë qytetin dhe këtë e bëjnë në kushte vërtetë primitive.
Pema e Krishtlindjeve nuk është ajo tradicionale.
Bredhi me degët e saj të mbushur me zbukurime dhe me pambuk, që personifikon dëborën është zëvendësuar me një tabelë trafiku dhe topa zbukurimi vendosur nga qytetarë të shumtë.
Dritat dhe dhuratat në “trungun” e saj janë të tjera zbukurime të vendosur nga banorët, që kërkojnë të rikthejnë magjinë e munguar në qytet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.