Gazeta me e madhe amerikane, New York Times ka bërë një shkrim për 10 restuarantet e reja më të mira në New York. Në mesin e tyre është edhe restaurant i një shqiptari që e ka edhe merin në shqip, “Çka Ka Qellu”.
Ky restaurant ndodhet në Arthur Avenue në Bronx, dhe tani pas këtij artikulli të prestigjozes The New York Times, janë publikuar edhe fotografi se si duken hapësirat e brendshme të tij.
Në këtë restorant përveç ushqimeve dhe interierit tradicional shqiptar, edhe stafi është i veshur me rroba kombëtare shqiptare, shkruan reporteri.net.
Ndërsa, The New York Times restorantin e përshkruan sikur të ishte i vendosur në ndonjë fshat të Kosovës apo Shqipërisë.
“Kur futeni brenda e ndjeni vetën në një tavernë të vjetër të fshatit diku në Shqipëri ose Kosovë”, shkruan New York Times.
Pronari dhe kuzhinieri i këtij restuaranti kanë lidhje me të dy këto shtete, transmeton Reporteri.net.
NYT përshkruan edhe pamjen e restuarantit me instrumente muzikore të vjetra, rroba e mjete pune antike shqiptare.
“Erë e bukës së pjekur nga furra e përparme. Kërkojeni me speca turshi. Më pas mund të dëshironi mish viçi me kos. Sigurisht se do të ketë suxhuk. Ëmbëlsirat pjekën aty . Kafeja derdhet nga enët e bakrit të trajtuara gjatë. Ju mund ta dini këtë si kafe turke, por, për sa kohë që qëndroni në Cka Ka Qellu, do ta quani atë shqiptare”, shkruan New York Times, që e renditë këtë restuarant në vendin e 7-të./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.