Ka kohë që flitet se këngëtari Butrint Imeri është në lidhje dashurie me moderatoren nga Shqipëria Kiara Tito.
Jo vetëm pse Kiara ka qenë pjesë e klipit të njërës prej këngëve të Butrintit por edhe pse të dy shpesh janë parë me njëri-tjetri.
Për këtë gjë është pyetur sërish Butrinti nga fansat e tij kur ky i fundit ka shkruar në rrjetet sociale nëse kanë një pyetje për t’i bërë, shkruan Reporteri.net.
“Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë?”- e pyeti një fans.
Butrinti është përgjigjur dhe ka mohuar se është në lidhje me Tiaran.
“Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”, ka shkruar këngëtari. /Reporteri.net/.