Ylli kosovar, Milot Rashica, është duke vazhduar me paraqitje briliante për skuadrën gjermane, Werder Bremen.
Rashica është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Schalke 04 në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Ai shënoi një supergol në minutën e 65-të, për t’ia dhuruar epërsinë skuadrës së tij.
Golit të tij iu është gëzuar e bashkëshortja e tij, Belkiz Kera e cila këtë ndeshje nuk është prezente në stadium.
Ajo ka postuar një video në të cilën ka shprehur gëzimin për golin e Rashicës në rrjetin social, Instagram.
“wwaaaooowww” thuhet në mbishkrimin e videos.
Ky është goli i dytë i yllit të Kosovës në Kupën e Gjermanisë, dhe i nënti këtë vit për Bremenin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.