Nora Istrefi ka publikuar sot bashkëpunimin me Gjikon, një këngë që po pritej me padurim nga fansat që kur dyshja e njoftoi me anë të postimeve në rrjete sociale. Kënga mban titullin “Anna” dhe Anna është pikërisht vajza që në këngë përpiqet t’i marrë partnerin Norës.
“O Anna dashninë tem ti mos e merr, e di që mundesh po s’është ‘fair’ (e drejtë)”, këndon Nora. Në një pjesë bardh e zi të klipit Nora shfaqet shumë e prekur dhe e mërzitur duke iu përshtatur tekstit të këngës.
Kënga është pëlqyer e kjo shihet nga komentet pozitive që ka marrë dhe mijëra shikimet në Youtube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.