Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi, ka realizuar së fundmi një set të ri fotografik shumë të veçantë.
Ajo është shfaqur në të zeza mjaft provokuese, duke vënë në pah linjat atraktive trupore.
E veshur me çizme dhe dorëza të zeza lëkure, këngëtarja bëri që e gjithë vëmendja të kthehet nga ajo.
Volumi i flokëve të hapura i dha edhe më tepër pamje joshëse Tunës, e cila këto fotografi i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan, shumica prej të cilëve e komplimentuan për fizikun trupor.
“Amoni” përndryshe mban titullin kënga e fundit të cilën ajo e solli për fansat muaj më parë, dhe u prit shumë mirë nga publiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.