×
  • Show Time
  • Show Time

    “Anna” e Norës dhe Gjikos, këngë e inspiruar nga dikush tjetër

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 19:04

    Ka dy ditë që është publikuar, por kënga ‘Anna’ mori pëlqimin e shumë fansave të Norës dhe Gjikos.


    “Anna” këngë kjo me një ritëm të veçantë, fletë për një femër e cila përgjërohet tek femra tjetër që të mos i marrë të dashurin.

    Por kushdo që pak ka dëgjuar muzikë më parë, e di që kjo këngë ngjason totalisht me hitin shumëvjeçar ‘Jolene’ të Dolly Parton.

    Sigurisht se kjo këngë do të mund të ishte inspirim për çdo artist, pse jo edhe për Norën.

    Gjiko dhe Nora sollën këtë bashkëpunim në prag të festave të fundvitit, përderisa nuk dihet nëse kjo mbetet kënga e fundit për 2019-ën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!