×
  • Show Time
  • Show Time

    Nis peticioni për të ndryshuar fituesin e festivalit të RTSH-së

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 17:27

    Ndonëse prej kohësh flitej se ajo do të ishte fituesja dhe në sondazhin online, Elvana mori 63% të votave, në fund këngëtarja shumë e dashur për publikun u shpall fituese e vendit të dytë në “Festivalin e RTSH-së”.


    Kjo ka ngjallur pakënaqësi tek fansat e Elvanës të cilët kanë shpërthyer të indinjuar me statuse në rrjete sociale.

    Madje fansat nëpërmjet fanpage-eve po organizojnë një protestë para RTSH-së.

    Ata kanë nisur edhe një peticion për të ndryshuar fituesin që në Eurovision të shkojë Elvana. Deri tani kanë nënshkruar më shumë se 500 fansa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!