×
  • Show Time
  • Show Time

    Votimet për “Festivalin e Këngës”, Gena: Turp njerëz të tillë të vlerësojnë artistë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 23:04

    Gjatë ditës së sotme u bënë publike pikët që juria kishte dhënë për 12 finalistët.


    Dje është mbajtur finalja e ‘Festivalit të këngës’ ku Arilena Ara me një epërsi të ngushte ndaj Elvana Gjatës kishte dalë fituese e këtij kompeticioni, shkruan lajmi.net.

    Gjatë ditës së sotme u publikuan pikët që juria kishte dhënë për pjesëmarrësit dhe vlerësimi që Mikaela Minga ja kishte bërë Elvanës bëri bujë në media, ajo i kishte dhënë këngëtares vetëm dy pikë.

    E ndaj këtij ‘skandali’ ka reaguar edhe Gena me një shkrim në Instagram: Ska mundësi që kjo zonja e nderuar të ketë të bëj me muzikën, mesa kuptova kjo ka kryer shkollë për agronome, turp që këta njerëz zgjidhen dhe vlerësojnë artiste dhe muzikën…. Turp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!