×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas reagimit të Adelinës, arsyetohet Alketa, fajin ia hedh jurisë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 8:07

    Alketa Vejsiu nuk ka rreshtur se kritikuari gjatë tërë ditës festivalin e 58-të të këngës në RTSH, e ku në fokus e ka pasur jurinë e këtij festivali.


    Prezantuesja shqiptare, e cila mbrëmë u kritikua aq shumë saqë shumë komentues nëpër rrjete sociale e quajtën si një festival të saj ka thënë sot se “ishte juria shqiptare ajo që e eliminoi nga gara Elvana Gjatën”.

    Por, reagimet ishin të mëdha dhe para pesë orëve, Adelina Ismaili e ka goditur ashpër Aleketën, duke e kritikuar atë në anën e “mafisë” e jo “artit”.

    Pas pesë ore ka ardhur reagimi i Alketës, e cila është munduar të arsyetohet në një koment të saj se ajo ishte kundër vlerësimit të jurisë shqiptare, pasi që, sipas saj, “juria ndërkombëtare kishte votuar për Elvanën”.

    “Diskutimi nuk duhet të përqendrohej vetëm tek dy pretendentet kryesore, por tek juria dhe sistemi votimit!”, ka qenë përsëri komenti i Alketës.

    Madje, prezantuesja ka guxuar ta marrë rolin e jurisë duket thënë se Eli Fara është dashur të kalojë në finale.

    “Veçanërisht @elifaramari dhe @stresi qe s’duhet të mungonin në finale!”.

    Ajo prapë ka insistuar se në vend që të flitet për dy pretendentet kryesore në këtë festival, debati duhet të ishte fokusuar në jurinë, duke aluduar kështu në aspektin e gjykimit profesional te jurisë.

     

    View this post on Instagram

     

    Faleminderit me shpirt te gjitheve! Ishin 3 nete te paharruara! #superkast #fest58 Diskutimi nuk duhet te perqendrohej vetem tek dy pretendentet kryesore, por tek juria dhe sistemi votimit! Faleminderit vecanerisht per interpretimin e fuqishem dhe emocionues Live @alberije_hadergjonaj nder qe ishe ne kete Festival! @era_rusi_official uragan me hititn me te mire ever! @kamelaislamaj nje kengetare jazzi si askush tjeter! @oltabokaofficial super dinjitoze me nje kenge profesionale @valonshehuofficial rock star @sarabajraktari_ zbulimi i ketij edicioni @bojkenlako me nje nga Kenge risi dhe aq aktuale @genalito_official shqiponja qe ngriti zemrat peshe @kanitasofficial qe ishte nje nga baladat me te bukura @kastro_zizo_ gjithmone i guximshem @tirigjoci nje vokal unik @genc_tukici nderi i tradites @aldobardhi super novator @robertberishaofficial kengetar i vertete live @renisgjoka me timbrin e tij unik @devisxherahu me serenaten e tij melodike @wendimancaku nje potencial i vertete i te ardhmes Dhe vecanerisht @elifaramari dhe @stresi qe sduhet te mungonin ne finale! Sot i gjithe diskutimi i dites eshte perqendruar tek dy pretendentet, kur ne fakt duhet te ishte tek juria! Ndjej deytrimin e madh moral qe ate qe nuk e thashe dot ne skene deri ne fund te gares per secilin nga ju per tju trajtuar barazisht t’jua them ketu! Faleminderit shume qe ishit me skuadren e ketij produksioni kete vit! Keni qene te jashtezakonshem!?

    A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!