×
  • Show Time
  • Show Time

    Gruaja “misterioze” e Osmanit të “Stupcave”- asnjëherë nuk iu prezantua publikut

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 12:28

    Osman Azemi konsiderohet si një ndër aktorët më të dashur për publikun kosovar.


    Karakteret që i përfaqëson nëpërmjet roleve janë mirëpritur çdo herë nga fansat e tij, shkruan “Kosovarja”.

    Edhe pse roli më i dashur mbetet ai i “Tetës Gjyli”, me të cilin shkakton mjaft të qeshura.

    Jo vetëm karriera e tij por ajo që ngjall interesim është edhe jeta private e Osmanit,për të cilën thuajse nuk dihet asgjë.

    E ajo për të cilën është i interesuar publiku të dijë më shumë është jeta e tij bashkëshortore. Edhe pse i martuar madje edhe prind, Osmani ka qenë çdo herë i rezervuar në këtë aspekt, madje nuk ka zbuluar as emrin e bashkëshortes së tij.

    Në rrjetet e tij sociale nuk mund të gjesh të paktën një foto me bashkëshorten e tij apo një foto familjare.

    A thua aktori që e mban larg mediave jetën e tij martesore është vendim i tij apo edhe dëshirë e gruas?.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!