×
  • Show Time
  • Show Time

    I thonë ”falëndero Norën që të bëri të famshëm”, Roberti acarohet keq

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 17:29

    Robert Berisha ka uruar Arilenën pas fitores në festivalin e 58 të këngës, por ka gjetur komentin më epik që mund të bënte.


    “E ke merituar me tana”, i thotë ai Arilenës duke thumbuar kështu edhe Elvanën, kënga e së cilës titullohej “Me tana”.

    Por duket se ky koment nuk ju ka pëlqyer fansave të dy këngëtareve. Njëri prej komentuesve i është kthyer ashpër Robertit duke e quajtur Linda Morina në versionin mashkull, ndërsa i përmend faktin që më parë i quajti këto këngë varrimesh, ndërsa tashmë po uron me kunja kundër Elvanës.

    Komentuese shkon edhe më tej duke i thënë këngëtarit që të falënderojë Norën, që e bëri të famshëm se ndryshe do të vazhdonte të jetonte në katund. Mesa duket ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Robertit i cili vendos të reagojë duke degjeneruar në fyerje ndaj komentuesit të cilit në fund i thotë “Ma hangsh m….”

    Ky koment i Robertit nuk është pritur aspak mirë nga fansat të cilët e kanë quajtur të paedukatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!