×
  • Show Time
  • Show Time

    Sherr në koncertin e Robert Berishës

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 13:26

    Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Gjilan në një lokal ku po performonte Robert Berisha.


    Nga sherri ka mbetur një i lënduar dhe tre të tjerë janë arrestuar nga policia, raportojnë mediat kosovare.

    Gjatë sherrit, Robert Berisha ishte duke kënduar në skenë si i ftuar special i mbrëmjes së Krishtlindjeve. Mësohet se këngëtari ka ndaluar performancën kur ka parë sherrin.

    Në një video të siguruar nga “Insajderi” shihet se 6 makina policie kanë ndërhyrë dhe njerëzit qëndrojnë jashtë të shokuar.

    Ende nuk është zbuluar arsyeja e sherrit, por policia po heton për rrethanat e ngjarjes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!