Falë agjensisë së tij të modeleve dhe organizimit të spektakleve të bukurisë, bukuroshet shqiptare përtej Atlantikut shpeshherë janë parë nën shoqërinë e tij.
Por, pa dyshim raporti më epik është ai me Angela Martinin, bukuroshen shkodrane që vite më parë përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe i cili pati shkaktuar zhurmë të madhe në media.
Trumpi i njohur për një sjellje aspak për t’u komplimentuar karshi femrave, me shkodranen kishte kaluar në një raport përtej përshëndetjes.
Në disa foto që qarkullojnë akoma në arkiva të ndryshme në internet, ai shihet teksa duket sikur shkëmben puthje në buzë me Angelan.
Megjithatë, kjo ishte demantuar nga vetë shkodranja e cila më pas kishte publikuar videon e plotë ku shihet teksa shkëmben puthje në faqe e jo në buzë me tashmë presidentin amerikan, Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.