Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, duket se nuk e gëlltit dot faktin që nipi princi Harry dhe e shoqja Meghan Markle nuk janë pranë familjes mbretërore për të festuar Krishtlindjet dhe për këtë arsye i përjashtoi nga fotograafitë e familjes që mbante në tavolinë gjatë urimit të saj.
Në Krishtlindje shumë shpesh i ndodhte princeshës së ndjerë, Lady Diana që të mbetej tërësisht vetëm qysh pas vitit 1992.
Ishte ish-kuzhinieri i familjes mbretërore, Darren MacGrady, ai që zbuloi detaje nga prapaskenat.Sipas tij, ishte mbretëresha ajo që e largonte ish-nusen nga rezidenca e Sandringham.
“Ishte shumë e trishtuar të punoje për Lady Dianën ditën e Krishtlindjes, pasi dy djemtë e saj detyroheshin që të shkonin tek gjyshja”, thotë ai.
Pikërisht se ishte e para që theu traditën e Krishtlindjeve, duke mos festuar gjithmonë me familjen mbretërore, mbretëresha, nuk e fali kurrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.