Mbrëmjen e së dielës u zhvillua Festivali i 48-të i Këngës në RTSH, ku fituese u shpall Arliena Ara, me këngën ‘Shaj’, e cila do të na përfaqësojë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Holandë.


Ashtu si në vitet tjera, edhe gjatë këtij viti ky kompeticion u shoqërua me polemika të shumta pasi në fund u shpall fituese Arilena. Shumëkush tha se Elvana Gjata duhej ta fitonte Festivalin e Këngës.

Ndqekohë një qytetare ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, në të cilën shihet Elvana Gjata teksa hipën në automjetin e saj.

Reklamë

Aty ndodhej edhe një vogëlushe, fanse e këngëtares, e cila po priste për t’i dhuruar një tufë lule dhe disa postera.

Mirëpo këngëtarja e ka injoruar keq fansen e saj, duke hipur në automjet, ndonëse vogëlushja e ndoqi nga pas.

Siç shihet edhe në video, kjo bëri që vajza e vogël të qante.

Donte t’i dhuronte një tufë me lule, fansja e vogël injorohet nga Elvana Gjata dhe nis të qajë on Vidnews.