×
  • Show Time
  • Show Time

    Poeti shqiptar, me kritika të ashpra për tekstin e këngës së Elvana Gjatës

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 10:14

    Festivali i Këngës në RTSH shkaktoi bujë dhe komentet ende vijojnë. “Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në hale.” Kështu e ka quajtur poeti Petrit Ruka, këngën ”Me tana” të këngëtares Elvana Gjata.


    Përmes një postimi në Facebook, Ruka është shprehur se kjo këngë është një tmerr artistik. Sipas tij, organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit të kulturës kombëtare shqiptare.

    “Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve, udhëheqësve artistikë, prezantuesve, redaktorëve, kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla. Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do te jenë, në varr”, shprehet ai ndër të tjera.

    Postimi i plotë i Rukës:

    TMERR ARTISTIK DHE NJË URGJENCË KOMBËTARE

    Jap e marr ta kuptoj këtë tekst të ndyrë që më doli para dhe nuk ia dal dot. Kjo quhet këngë…dhe qenka trasmetuar në festival. Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në hale.

    Shijoheni.

    Teksti: Elvana Gjata

    Këndon: Elvana Gjata

    Kupton: Elvana Gjata

    5 milionë shqiptarë paguajnë RTSH për ndyrësi të tilla dhe na na na-n e saj…

    Tmerr artistik.

    Organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit te kultures kombëtare shqiptare.

    Duhet hartuar me ngut një ligj i posaçëm që këngët në Festivalin e RTSH duhet të vijnë patjetër në standard dhe të kenë poshtë firmën aprovuese të dhjetë poetëve më të mirë të vendit. Unë vetë nuk do ta pranoja këtë tekst edhe sikur të vinte me muzikën e Ennio Morricone-s.

    “Ti kam fal ty me tana

    Me tana o me tana

    Dashni me fal

    O kush ka me ma nal?

    A ma thua edhe sa

    Duhet të pres ty me të pa

    Ta di, dua ta di dhe sa

    Kohën ndale, ndale

    Të shkoj ngadale ndale

    O më ngadale ndale

    Na na na na na…”

    ………………………… Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve, udhëheqësve artistikë, prezantuesve, redaktorëve, kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla. Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do te jenë, në varr.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!