×
  • Show Time
  • Show Time

    Romeo merr vendimin e papritur pas videos intime të Jonida Maliqit me Florin

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 14:13

    Aktori Romeo Veshaj ka hequr foton me të cilën konfirmoi lidhjen me këngëtaren e njohur Jonida Maliqi.


    Disa javë më parë, Romeo kishte postuar një foto bashkë me Jonidën, të dy të mbështetur pas një muri duke u parë sy më sy.

    “Mission i mundur 9,”-shkruante asokohe aktori ndërsa e shoqëronte emrin e Jonidës me një zemër të zezë.

    Të ketë vallë një ndarje mes dyshes së shumëpërfolur? Kjo gjë ende nuk dihet, por mungesa e fotove së bashku është vënë re pas videos së publikuar ku Jonida Maliqi kapte nga të pasmet Florin, teksa të dy ndodheshin në Paris.

    E vetmja shenjë e tyre së bashku në rrjetet sociale është promoja e emisionit “Treshat”, ku Jonida ishte një nga të ftuarat e para. Presim të mësojmë ç’ka ndodhur me çiftin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!