Përveçse një futbollist i mirë në fushë, Cristiano Ronaldo është edhe një “makineri” e vërtetë paraje.
Imazhi dhe kontratat faraonike me kompanitë më të njohura të globit e kanë kthyer luzitanin në njeriun më me influencë në botë.
Kjo ngjalli simpatinë edhe të bukurosheve nga e gjithë globi, me Ronaldon që nuk nguronte për t’i shkruar.
Diçka të tillë e zbulon modelja ruse, Viktoria Odintcova, e cila tha se Ronaldo i dërgoi mesazh për tu njohur me të, por ia la “seen”, madje duke ia fshirë mesazhin.
“Pak kohë më parë, Cristiano Ronaldo më shkruajti mesazh privat në “Instagram”, por unë nuk iu përgjigja, madje e fshiva mesazhin. Sigurisht që nuk i dhashë një shans të vetëm. Njoh vajza të tjera të cilave ai i shkruajti, kështu që menjëherë kuptova se si ishin gjërat dhe çfarë ai dëshironte të bënte,” tregoi Odintcova në emisionin “Makarena” në Rusi.
Një deklaratë që mund të sjellë pasoja në raportin e Ronaldos me partneren aktuale të tij, Georgina Rodriguez, edhe pse bëhet fjalë për shumë vite më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.