Reperi turk ka përshëndetur në një mënyrë të veçantë shqiptarët para publikimit të duetit me Genta Ismajlin.


Genta Ismajli ka paralajmëruar një bashkëpunim me reperin turk Eypio.

Këngëtarja, së fundi ka publikuar video në studio muzikore, ku shihet pranë reperit Eypio, i cili kishte një përshëndetje për shqiptarët.

Reklamë

Në një moment, Genta afrohet dhe bën shqiponjën dykrenare bashkë me Eypion.

Kujtojmë se Genta Ismajli po shijon lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta, me të cilin tashmë paraqitet shpesh në publik.