Nesër në shtëpinë e yllit të muzikës popullore, Remzije Osmanit, ka dasmë.


Djali i saj Hamza, kurorëzon dashurinë e tij me martesë, ndërsa dasma ka nisur që sot. Edhe ftesat për të ftuarit janë shpërndarë tashmë.

Ndërsa përgatitjet në shtëpi kanë nisur e dhëndri i ri, është incizuar nga e ëma duke valëvitur flamurin kuq e zi.

Reklamë

https://www.instagram.com/p/Bv3jqteDqMx/?utm_source=ig_embed

Ky është një ritual tradicional në dasmat shqiptare, pasi flamuri asnjëherë nuk ka munguar në mesin e krushqve, ndërsa tradicionalisht, dasmat kanë nisur 7-të ditë përpara e familja e dhëndrit ka festuar.