Udhëheqësi i famshëm dhe mysafirët e tij u plaçkitën gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Pesë grabitës hynë në stacionin e radios online SOT në Sao Paulo të martën rreth orës 21:00, duke u paraqitur si shoferë për shpërndarjen e ushqimit, transmeton Reporteri.net.
Një nga grabitësit kishte edhe armë me vete. Udhëheqësi i emisionit sapo kishte përfunduar emisionin, kur banda hyri në studio. Pamjet e incidentit tregojnë njerëz të shokuar në studio duke kërcyer nga vendet e tyre dhe duke ngritur duart.
Drejtori Josemar Martines u mundua t’i qetësoj i shqetësuar duke u thënë: “Qëndroni të qetësuar, qetësohuni”, ndërkohë që hajdutët agresivë filluan të grumbullojnë telefonat celularë, orët, bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë nga të pranishmit. Grabitësit e dinin se programi transmetohej përmes rrjeteve sociale, por kjo nuk i pengoi që të vazhdonin plaçkitjen.
Në video mund të dëgjohen kërcënimet që ata u bënin të pranishmëve. Një nga sulmuesit tha: “Rri i qetë nëse nuk dëshiron të vdesësh”. Shikuesit në anën tjetër nuk mund të besonin se ky krim po ndodhte drejtpërdrejtë, para syve të tyre.
Alessandro Santos, pronari i radiostacionit, zbuloi se ishte ai që hapi derën për rrëmbyesit, duke menduar se ishin shpërndarësit të ushqimit. “Ata më thanë se sollën ushqim dhe ua hapa dyert pa u menduar”, ishte shprehur ai.
Ndërkohë hetuesit janë duke u përpjekur të zbulojnë identitetin e hajdutëve./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.