Ajo është një aktoret me famë botërore më të dashura për publikun.
Angelina Jolie cilësohet si një ndër femrat më të bukura të kinematografisë botërore.
Në një intervistë të dhënë së fundi për “People” aktorja i ka habitur të gjithë pasi ka lënë të hapur opsionin se një ditë do të bëhet presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Intervista ka bërë xhiron e rrjeteve në të gjithë botën e shumë prej komenteve janë mjaft pozitive dhe e mbështesin atë duke i kërkuar që të kandidojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Kur u pyet për këtë çështje Jolie tha tekstualisht kështu: “Kurrë mos thuaj kurrë”, gjë e cila ka ngjallur shumë aludime se ndoshta së shpejti do të kemi një kandidaturë të sajën. Por gjithsesi për të mësuar më shumë na duhet të presim ndonjë deklaratë konkrete. Të themi të drejtën një presidente si Angelina do të na pëlqente shumë.
Përveç se një aktore e njohur, ajo është edhe një aktiviste dhe ka ndërmarrë shumë nisma për të drejtat e grave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.