Ka rreth 5 vjet prej kur zyrtarët policorë nuk janë pajisur me jelekë antiplumb. Megjithëqë kanë pasur nevoja e edhe kërkesa, zyrtarët policorë i janë ekspozuar rrezikut për shkak se kompania “All Zone” prej vitit 2017, kur është bërë kërkesa për t’u pajisur me jelekë të tillë, nuk e ka dërguar në këtë institucion produktin e kërkuar.
Nga burimet e saj gazeta ka konfirmuar që janë disa kërkesa të Policisë së Kosovës që kurrë nuk janë realizuar, shkruan “Koha Ditore”.
Ky institucion zyrtarisht ka kthyer përgjigje. Ka konfirmuar se kompania që e kishte nënshkruar tenderin rreth 1 milion euro e gjysmë asnjëherë nuk ka arritur ta kryejë furnizimin me këtë produkt.
“Furnizimi i fundit me jelekë antiplumb ka qenë në vitin 2014, ndërsa nga kontrata e fundit, e cila është shkëputur, nuk jemi furnizuar asnjëherë. Andaj, bazuar në atë se nuk ka pasur liferim/dorëzim të pajisjeve, nuk ka pasur as penallti. Jelekët antiplumb shërbejnë për mbrojtjen e jetës së zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, andaj me mungesën e tyre zyrtarët policorë i ekspozohen rrezikut”, thuhet në përgjigjën e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.