Shteti i Kosovës gjatë ditës së djeshme ua ka ndaluar hyrjen në vend disa sportistëve serb.
Mediat serbe shkruajnë se basketbollistëve të klubit Slloga nga Kraleva e Serbisë iu është ndaluar hyrja në Kosovë, gjatë ditës së djeshme, transmeton Reporteri.net
Agjencia serbe e Lajmeve “Tanjug” shkruan se basketbollistët e rinj të klubit serb janë ndaluar në kufi dhe nuk janë lënë të futen në Kosovë.
Për këtë çështje gjatë ditë së djeshme kishte reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili e cilësoi këtë akt si anticivilizues./Reporteri.net