Ata janë dy personazhe të njohur të botës së showbizit shqiptar. Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë ndër çiftet që ngjallin kuriozitet për publikun.
Mbrëmjen e sotme, reperi ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku u pyet edhe për bashkëshorten e tij, Marinën. “Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë?” Kjo ishte pyetja që drejtuesi i “Xing”, Ermal Mamaqi i drejtoi reperit. Por ai u përgjigj duke thënë se ashtu si ai edhe Marina nuk pëlqen të dalë nëpër intervista. Ndërkohë në lidhje me televizionin tha se moderatorja është tip që zgjedh shumë dhe se e ka të vështirë të vendosë.
Ermal Mamaqi: Një pjesë e rëndësishme e jetës tënde është edhe zonja e parë, Marina.
Getoar Selimi: Faktikisht gratë janë para të gjithëve ne.
Ermal Mamaqi: Ç’bëhet me Marinën? Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë? Se ju kosovarët thoni se gratë duhet të rrinë në shtëpi.
Getoar Selimi: Jo, jo na ka dalë nami kot, s’është ashtu. Unë dhe Marina kemi gjetur njëri-tjetrin, jemi njëlloj. Ajo edhe më herët nuk është se ka dalë nëpër intervista.
Ermal Mamaqi: E kam fjalën nuk po merret me televizion këto kohë.
Getoar Selimi: Ajo është tip që zgjedh shumë, e ka të vështirë të vendosë, të zgjedhë diçka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.