Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë bërë të ditur se do të jenë pjesë e sezonit të ri të emisionit të njohur ‘The Voice’.
Të dyja janë ftuar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm në cilësinë e ‘këshillëtareve’, për të vlersuar ata që do të garojnë në këtë spektakël tejet të ndjekur, shkruan Indeksonline.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë këngëtaret që janë shprehur të gëzuara dhe falënderuese ndaj ftesave të marra.
“Faleminderit Kelly Clarkson që më keni zgjedhur si këshilltaren tuaj të kësaj beteje në këtë sezon të ‘NBC The Voice’, është kaq argëtim të punojmë së bashku, duke shijuar dhe mësuar nga ju dhe duke ju ndihmuar ku mundem. Mirnjohëse për mundësinë e këtij rrugëtimi tim si artiste.” : ka shkruar Dua Lipa.
Ndërsa edhe Bebe u shfaq e kënaqur duke shkruar: “Gjejeni çfarë?! Unë jam këshilltare në këtë sezon të “The Voice”! Faleminderit që më keni zgjedhur Blake Shelton.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.