Bashkëpunimi mes Mozzik dhe Taynës një këngë që thuhet se është një dedikim për Loredanën po thyen çdo lloj rekordi.
Vetë reperja ka vendosur që të largohet për disa ditë në Los Angeles për të pushuar dhe për të shijuar suksesin e bashkëpunimit të fundit me reperin.
Në një foto të postuar në instagram Tayna shfaqet sensuale në një kabinë telefonike me një telefon në dorë.
Krahas fotos ajo shkruan: “Personi që keni kërkuar momentalisht nuk do t’ja dijë fare”.
Ajo që na ra në sy është komenti i Mozzik i cili i përgjigjet këngëtares duke i shkruajtur: “Personi që po kërkoni është duke thyer rekorde”, ndërsa e shoqëron komentin me një zemër të kuqe.
Më poshtë shohim gjithashtu edhe komente të tjera përmes të cilave zbulohet se reperja ndodhet në SHBA me Kejvina Kthjellën dhe Vildane Zenelin.
Kjo e fundit ka komentuar se ajo së bashku me Kejvinën dhe reperen janë të zëna së bashku duke shijuar jetën.
View this post on Instagram
Personi qe keni kerkuar momentalisht doesn’t give a fuck?
A post shared by Tayna (@tayna) on
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.