Aktori i humorit Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ka folur lidhur me rolin e këngëtares Enca në filmin e tij më të fundit “I love Tropoja”.
Ermali tregoi në studio se këngëtarja e kishte surprizuar për mirë pasi ishte treguar tejet bashkëpunuese dhe toleruese me skuadrën e xhirimit. Sigurisht që lëvdatat nuk kanë kaluar pa një batutë nga ana e aktorit.
“Prisja Encën të ishte nga këto superstarët që thonë ua s’më pëlqen kjo, dua havjar, s’më pëlqen ky peshqiri. Ishte shumë bashkëpunuese, madje ka qënë gjithë kohën toleruese. Aq bashkëpunuese sa një ditë që u vonua shoferi i saj na la ta rrifnim pa problem fare,”-tha Ermali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.